Putini paralajmëron Perëndimin për përdorimin e armëve bërthamore
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar Perëndimin se Rusia mund të përdorë “të gjitha armët” që ka në dispozicion, përfshirë armët bërthamore, në rast të një sulmi ndaj territorit rus. Paralajmërimi e vendos Kaliningradin në qendër të vëmendjes për shkak të tensioneve të rritura rreth këtij territori.
Deklarata e Putinit u bë në forumin vjetor Valdai. Sipas qëndrimit të shprehur prej tij, përdorimi i të gjitha llojeve të armëve do të vihej në axhendë në rast të një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Federatës Ruse.
Kaliningradi është një territor rus i militarizuar, i vendosur mes Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik. Tensionet rreth tij janë rritur, duke e bërë këtë zonë një pikë të ndjeshme në përplasjet e sigurisë mes Rusisë dhe vendeve perëndimore.