Qamile Marra në reportazhin e BBC-së, pretendohet se është më e moshuara në botë
Qamile Marra, 117-vjeçarja shqiptare që pretendohet se është gruaja më e vjetër në botë, është bërë pjesë e një videoreportazhi të BBC Global Women.
Gjatë intervistës, Marra ka treguar se ka lindur më 19 gusht 1909, në një kohë kur trojet shqiptare ishin ende nën sundimin osman.
Sipas datëlindjes së saj, ajo ishte 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Reportazhi i kushtuar historisë së saj e sjell Marrën në vëmendje ndërkombëtare, ndërsa pretendimi për moshën e saj mbetet i shprehur në këtë formë.