Qeveria Kurti u votua, por PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë Kushtetuesen
Qeveria Kurti u votua sot në Kuvend, por përbërja e re qeverisëse pritet të përballet me kontestim në Gjykatën Kushtetuese. PDK-ja dhe AAK-ja kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen kësaj gjykate për zhvillimet e fundit në Kuvend.
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se partia e tij do ta dërgojë në Kushtetuese jo vetëm konstituimin e Kuvendit, por edhe zgjedhjen e Qeverisë.
Kështu, pas votimit të Qeverisë, vëmendja politike pritet të zhvendoset te Gjykata Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kontestimet e paralajmëruara nga partitë opozitare. Hapi i PDK-së përfshin të dyja fazat e procesit, konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e ekzekutivit.