Rama akuzon Abdixhikun për “tradhti” dhe përpjekje për shumicën në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me akuza të rënda ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për “tradhti” politike dhe për përpjekje për t’ia marrë shumicën në Kuvendin Komunal të kryeqytetit.
Gjatë një paraqitjeje në RTV Dukagjini, të martën mbrëma, Rama pretendoi se Abdixhiku kishte kontaktuar shefin e grupit të asamblistëve të LDK-së, Egzon Pacolli, me kërkesën që të negociojë me Gëzim Sveçlën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas pretendimit të Ramës, qëllimi i këtyre negociatave ishte ndryshimi i shumicës në Kuvendin Komunal dhe marrja e kontrollit politik nga ai. Rama e cilësoi veprimin e pretenduar si shenjë të një mendësie të gabuar në udhëheqjen e partisë.