Foto: Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë

Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha mëngjesin e së dielës se dy ditë më parë ishte neutralizuar një dron me eksploziv që, sipas tij, do të godiste Kryeministrinë.

Rama e bëri deklaratën gjatë një komunikimi live nga zyra e tij, në një kohë kur në Tiranë po vijonte dhuna prej pesë ditësh. Ai tha se kjo dhunë nuk ishte veprim i studentëve, por ishte orkestruar nga opozita në Shqipëri dhe nga agjentura të huaja.

Sipas deklaratës së Ramës, droni do të shkaktonte zjarr në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë. Ai pretendoi gjithashtu se një plan i tillë nuk lidhej me të rinjtë apo studentët.