Ramush Salihu ekstradohet nga Franca, e pret dënimi 9 vjet e gjysmë

Ramush Salihu, i kërkuar ndërkombëtarisht, është ekstraduar nga Franca në Kosovë, pasi është dënuar me nëntë vjet e gjashtë muaj burgim. Dënimi lidhet me veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe prezantimit të rremë si person zyrtar.

Salihu ishte në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ekstradimi i tij nga Franca e ka sjellë rastin në fazën e ekzekutimit të dënimit të shqiptuar nga drejtësia.

Identiteti i të ekstraduarit është Ramush Salihu. Për të ishte lëshuar urdhër ndërkombëtar në lidhje me dënimin prej nëntë vjetësh e gjashtë muajsh burgim për tri vepra penale.