Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Pa klikuar asgjë, reklamat dyshohet se hapën rrugë për spiunazh masiv

Një kompani izraelite e reklamimit digjital dyshohet se ka përdorur reklamat e zakonshme në internet për të gjurmuar miliona njerëz dhe për të mundësuar instalimin e programeve të spiunazhit në pajisjet e tyre. Sipas gjetjeve të studiuesve të sigurisë kibernetike, përdoruesit nuk kishin nevojë të klikonin ndonjë lidhje apo të shkarkonin dokumente.

Dyshimi lidhet me përdorimin e infrastrukturës së reklamimit digjital si mjet për mbikëqyrje dhe për lehtësimin e sulmeve kibernetike. Kjo nënkupton se vetëm shfaqja e një reklame online mund të ketë krijuar mundësi për gjurmimin e përdoruesve dhe ndërhyrjen në pajisjet e tyre.

Zbulimi është bërë nga studiuesit e sigurisë kibernetike të Citizen Lab, pranë Universitetit të Torontos, në bashkëpunim me kompaninë amerikane Confiant. Ata kanë identifikuar një sistem të sofistikuar mbikëqyrjeje të lidhur me kompaninë izraelite Discover-Tech.

Sipas gjetjeve të publikuara, reklamat e lidhura me Discover-Tech dyshohet se janë shfaqur në një numër të madh faqesh interneti dhe aplikacionesh, duke krijuar mundësi për gjurmim. Rasti nxjerr në pah mënyrën se si reklamat e zakonshme mund të shfrytëzohen përtej qëllimit të tyre të dukshëm, pa një veprim të drejtpërdrejtë nga përdoruesi.