Aktorja Rezana Çeliku ndahet nga jeta në moshën 66 vjeçare

Aktorja dhe ish-prezantuesja Rezana Çeliku është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ajo ishte e njohur për publikun përmes roleve të saj në kinemanë shqiptare dhe angazhimeve në televizion.

Edhe pse nuk kishte kryer studime formale për aktrim, Çeliku u dallua për natyrshmërinë dhe prezencën në ekran dhe u përzgjodh për disa role të njohura. Në karrierën e saj përmenden filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” dhe “Një djalë dhe një vajzë”.

Roli në “Një djalë dhe një vajzë” u konsiderua i guximshëm dhe e bëri aktoren të përballej me paragjykime të kohës. Interpretimet e saj mbetën pjesë e historikut të kinematografisë shqiptare.