Foto: Rodri i thotë ‘PO’ Barcelonës, kalon për sezonin 2026/27

Rodri i thotë ‘PO’ Barcelonës, kalon për sezonin 2026/27

Mbyllet telenovela: Rodri i thotë “po” Barcelonës dhe do të jetë lojtar i klubit duke nisur nga sezoni 2026/27.

Sipas raportimeve, Barcelona dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit, me ofertën e fundit që arrin 75 milionë euro duke përfshirë bonuset. Klubi katalanas dhe drejtuesit sportivë të të dy skuadrave kanë finalizuar detajet që përgatisin hapin drejt zyrtarizimit.

Raportohet se futbollisti pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Barcelonën. Drejtorët sportivë, përfshirë Deco dhe Hugo Viana, thuhet se arritën dakord pasditen e së dielës për kushtet financiarë dhe sportive të marrëveshjes.

Tani mbetet kompletimi i dokumentacionit administrativ dhe vizitat mjekësore që futbollisti pritet të kryejë para se të hedhë firmën dhe të bëhet zyrtarizimi i transferimit.

Rodri, mesfushor i përfaqësueses spanjolle, pritet të sjellë përvojë dhe stabilitet në mesfushën e Barcelonës nga sezoni i ardhshëm.