Foto: Rozana Radi mohon lidhjen me videot intime që po qarkullojnë

Rozana Radi mohon lidhjen me videot intime që po qarkullojnë

Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar pas materialeve intime që ditët e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me videot që po shpërndahen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Radi ka theksuar se nuk shfaqet në asnjërën prej videove të publikuara dhe se pretendimet që lidhen me emrin e saj janë të pavërteta. “Mos ma njollosni emrin, kam partnerin dhe familjen time”, ka shkruar ajo.

Radi ka paralajmëruar ndjekje ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, përpiqet të dëmtojë emrin, imazhin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve ose të pavërtetave.