Rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, dy të vdekur dhe një i zhdukur
Dy persona kanë vdekur, dy të tjerë janë lënduar dhe një person rezulton i zhdukur pas rrëzimit të një helikopteri mjekësor në ujërat pranë ishullit Santa Catalina në Kaliforni, pak pas ngritjes të mërkurën në mbrëmje.
Helikopteri i Shërbimeve Mjekësore Ajrore REACH, me pesë persona në bord, u rrëzua pranë platformës së uljes së helikopterëve në Pebbly Beach, rreth një milje nga Avalon. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Angelesit, aksidenti ndodhi pak pas orës 19:50.
Rrëzimi ndodhi menjëherë pas nisjes së helikopterit nga ishulli. Dy personat e lënduar janë pjesë e bilancit të aksidentit, ndërsa një person i pestë vazhdon të rezultojë i zhdukur.