Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Rusia godet Urën Veriore në Kiev, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Një sulm rus ka goditur Urën Veriore, e njohur si Pivnichnyi, në Kiev, duke shkaktuar dëme në sipërfaqen e rrugës dhe në linjat ajrore të trolejbusëve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Sipas Klitschko-s, shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje pas goditjes. Për shkak të dëmeve, qarkullimi nga bregu i majtë drejt bregut të djathtë të lumit Dnipro është bllokuar përkohësisht.

Ura Veriore është ura e dytë kryesore e Kievit që goditet, ndërsa ngjarja ka sjellë ndërprerje të menjëhershme të lëvizjes në këtë aks të rëndësishëm të kryeqytetit.