Sadiku: Vendimi i VV-së mund të çojë në zgjedhje më 27 dhjetor
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, e ka lidhur vendimin e Vetëvendosjes për të votuar Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën me mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje më 27 dhjetor.
Sadiku ka thënë se data e përmendur për zgjedhjet është përcaktuar me vendimin e marrë nga VV-ja. Sipas tij, afatet prej 60 dhe 45 ditësh çojnë pikërisht te 27 dhjetori.
Më herët, Vetëvendosje kishte bërë të ditur se në seancën konstituive të Kuvendit do t’i votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për postet e nënkryetarëve të Kuvendit.