Dritaret e Kryeministrisë në Tiranë saldohen në ditën e katërt të protestës
Studentët dhe të rinjtë në Tiranë pritet të protestojnë sërish të premten, duke shënuar ditën e katërt të protestave. Në të njëjtën kohë, pranë godinës së Kryeministrisë janë shtuar masat e sigurisë.
Mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet për saldimin e dritareve të katit të parë të Kryeministrisë. Sipas pamjeve të publikuara, ndërhyrja po bëhet në kuadër të masave për parandalimin e dëmeve të mundshme.
Zhvillimi vjen para protestës së radhës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e cila pritet të zhvillohet gjatë së premtes.