Seanca për formimin e Qeverisë nuk nis as pas gjysmë ore
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë nuk ka nisur as pas gjysmë ore nga koha e paraparë. Ajo ishte thirrur për në orën 14:00, por deputetët ende nuk kanë arritur të gjithë në sallë.
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë ndodhen në sallën e Kuvendit, përfshirë kryetaren Albulena Haxhiu dhe nënkryetarin Ardian Gola. Megjithatë, prania e tyre nuk ka mjaftuar që seanca të nisë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës është thënë se nuk do të votohet formimi i Qeverisë, ndërsa deri në këtë moment asnjë deputet i këtij subjekti nuk është parë në sallë.