Seanca në Hagë do të transmetohet me 10 minuta vonesë
Më 16 shtator në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca do të transmetohet me 10 minuta vonesë, ndërsa përparësi për ta ndjekur nga afër do të kenë anëtarët e familjeve.
Interesimi për ta përcjellë nga afër këtë seancë gjyqësore mbetet i jashtëzakonshëm. Megjithatë, jo të gjithë personat që kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallë do ta kenë këtë mundësi.
Sipas njoftimit për ndjekjen e seancës, përparësi do të kenë anëtarët e familjeve të ngushta të të akuzuarve. Për publikun, zhvillimi do të jetë i qasshëm përmes transmetimit, i cili do të nisë me vonesë prej 10 minutash.