Sekuestrohen 9.4 kilogramë marihuanë në një fshat të Gjakovës, arrestohet një shtetas turk
Njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë kanë sekuestruar 9.4 kilogramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë në një fshat të Gjakovës. Lidhur me rastin është arrestuar një shtetas turk.
Droga u zbulua gjatë patrullimit dhe punës në terren, kur policia identifikoi dhe lokalizoi vendin ku ishin fshehur lëndët narkotike.
Sipas të dhënave për rastin, një natë më parë persona të dyshuar, të cilët po ndiqeshin nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe më pas kishin braktisur automjetin.