Foto: Serbia paralajmëron varrim me nderime shtetërore për Ratko Mlladiqin

Serbia paralajmëron varrim me nderime shtetërore për Ratko Mlladiqin

Serbia planifikon që Ratko Mlladiqi të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore, pavarësisht se ai ishte dënuar për krime lufte. Njoftimin e bëri të premten ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujic.

Vujic deklaroi se ish-udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës “do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë”. Mlladiqi vdiq të enjten, ndërsa po vuante një dënim me burgim të përjetshëm në Hagë.

Dënimi i tij lidhej me krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1990. Sipas deklaratës së ministrit, zyrtarët serbë po presin detaje se kur autoritetet në Hagë do ta lirojnë trupin, ndërsa kanë thënë se janë gati të nisen drejt Hagës pasi të mësojnë hapat e ardhshëm.