Sergio Aguero nën hetim për pastrim parash për një kartel droge
Sergio Kun Aguero, ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Manchester Cityt, Barcelonës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, duket se ka qenë i përfshirë në një rrjet krimi që po hetohet për pastrim parash për një kartel droge.
Hetimi vjen pasi Ministria e Brendshme argjentinase arrestoi javën e kaluar Pablo Alvarez, të njohur si “Bebote”. Sipas të dhënave të bëra publike, Alvarez drejtonte një organizatë ndërkombëtare të trafikimit të drogës.
Emri i Agueros është lidhur me këtë rast, ndërsa hetimi synon të zbardhë rolin e tij në rrjetin e dyshuar kriminal. Ish-futbollisti është një nga emrat më të njohur të përmendur në këtë çështje, e cila lidhet me veprimtarinë e një karteli droge dhe me pastrimin e parave.