SHBA dënon sulmin në Riad, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin e fundit në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë rebelët Huthi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni mund t’i bashkohet Arabisë Saudite në sulmet kundër Huthëve. Ai ka theksuar se çështja do të shqyrtohet para se të merret një vendim.
Trumpi e ka paraqitur përfshirjen ushtarake amerikane si një mundësi pas sulmit, ndërsa SHBA-ja ka dënuar zhvillimin në aeroportin e Riadit.