Foto: SHBA-ja fton Putinin në samitin e G20-ës në Majami

SHBA-ja fton Putinin në samitin e G20-ës në Majami

Shtetet e Bashkuara e kanë ftuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të marrë pjesë në samitin e G20-ës, që do të mbahet në Majami në dhjetor. Ftesa u bë publike të mërkurën nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rubio tha se Putini është ftuar në takimin e liderëve të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës. Sipas tij, samiti mund t’i krijojë presidentit rus mundësinë të angazhohet jo vetëm me presidentin amerikan, Donald Trump, por edhe me liderë të tjerë botërorë.

Ftesa përbën konfirmimin e parë publik se Uashingtoni e ka ftuar Putinin në samitin e liderëve të G20-ës. Më herët, zyrtarët rusë ishin ftuar në takime të nivelit ministror.

Zhvillimi vjen në kohën kur administrata e presidentit Trump po kërkon mënyra për zbutjen e luftimeve në Ukrainë. Rubio e bëri njoftimin pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.