SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë nuk e ka kritikuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos i rikthyer në detyrë gjyqtarët dhe stafin administrativ serb që kishin dhënë dorëheqje.
Në qëndrimin e saj, ambasada amerikane ka theksuar rëndësinë e garantimit të përfaqësimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Ajo ka kërkuar që serbët të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike dhe qytetare.
Vendimi i Këshillit Gjyqësor lidhet me refuzimin e kërkesës së gjyqtarëve dhe personelit administrativ për të tërhequr dorëheqjet dhe për t’u kthyer në sistemin gjyqësor. Ambasada ka rikujtuar se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione.