SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), në një përplasje të drejtpërdrejtë me institucionin që merret me ndjekjen penale të krimeve më të rënda.
Administrata amerikane e arsyeton vendimin me qëndrimin se GJPN-ja nuk ka juridiksion mbi qytetarët, ushtarakët dhe udhëheqësit politikë amerikanë.
Në deklaratën e publikuar theksohet se SHBA-ja nuk është anëtare e gjykatës dhe nuk e pranon autoritetin e saj për të ndjekur penalisht shtetasit amerikanë.