Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Shërbimi Meteorologjik Gjerman e korrigjon hartën e Kosovës

Shërbimi Meteorologjik Gjerman, Deutscher Wetterdienst, ka korrigjuar hartën në të cilën Kosova ishte paraqitur më herët gabimisht si pjesë e Serbisë. Pas ndryshimit, Kosova tashmë shfaqet brenda kufijve të saj kushtetues.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Sipas njoftimit të tij, korrigjimi lidhet me paraqitjen e Republikës së Kosovës në hartat e këtij shërbimi meteorologjik.

Ndryshimi e korrigjon një pasaktësi të mëparshme në paraqitjen e Kosovës nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman. Tash, kufijtë e saj paraqiten në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës.