Foto: Shkolla “Emin Duraku” i jep lamtumirën 14-vjeçarit Omer Purova

Shkolla “Emin Duraku” i jep lamtumirën 14-vjeçarit Omer Purova

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka reaguar me dhimbje pas humbjes së jetës së 14-vjeçarit Omer Purova. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren.

Përmes një reagimi, shkolla u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Omerit, duke e kujtuar atë si një nxënës që la pas kujtime të dhimbshme për bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit e tij.

Humbja e 14-vjeçarit ka prekur komunitetin shkollor, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit janë bashkuar me dhimbjen e familjes Purova. Shkolla ka përcjellë solidaritetin dhe ngushëllimet e saj për familjen në këto momente të vështira.