Foto: Të shtëna në Bavari, vriten dy zyrtarë gjatë kontrollit rutinë

Të shtëna në Bavari, vriten dy zyrtarë gjatë kontrollit rutinë

Dy zyrtarë u vranë gjatë një kontrolli rutinë të armëve të zjarrit në Berngau, në Bavari të Gjermanisë. Pas të shtënave, policia gjermane arrestoi një burrë rreth të 60-ave, i cili dyshohet se është përgjegjës për vrasjen.

Ngjarja ndodhi të enjten pasdite, gjatë inspektimit të kryer nga punonjësit e distriktit Neumarkt. Të dy zyrtarët u qëlluan për vdekje në qytetin Berngau.

Viktimat ishin një burrë 54-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare. Hetimet për rrethanat e plota të të shtënave dhe motivin e mundshëm vazhdojnë.