Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, paralajmëron meteorologu
Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit në Kosovë, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave; paralajmërimi prek veçanërisht Prishtinën dhe zonën e Dukagjinit.
Siç tha Rugova, në Prishtinë temperaturat mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39 dhe mund t’i afrohen edhe 40 gradë Celsius.
“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani,” shtoi Rugova në Klan Kosova, duke theksuar se këto vlera, ndonëse të larta, nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.