Foto: Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse zgjidhet president

Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse zgjidhet president

Analisti Nexhmedin Spahiu, i vetëpropozua mbrëmë për president, tha në një deklaratë në T7 se nëse zgjidhet do t’i siguronte Kosovës njohjen nga Serbia dhe nga pesë vende të Bashkimit Evropian.

Ai e përshkroi veten si “më i suksesshmi” dhe tha se ky do të ishte premtimi i tij kryesor si president: marrëveshja e njohjes me Serbinë dhe me pesë shtete të BE-së.

Spahiu mbështeti zotimin e tij tek vizita që realizoi në Beograd vitin e kaluar, kur, si tha ai, u prit nga ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq, dhe përmendi përvojën dhe njohjet e tij me liderët e rajonit si arsyet pse do ta ndiqte këtë synim.

Ai kërkoi që publiku ta vlerësojë potencialin e tij në bazë të asaj që e quajti kontakte dhe eksperiencë personale, duke e vendosur sigurimin e njohjeve ndërkombëtare si premtimin e parë të mandatit të mundshëm presidencial.