Foto: Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, precedent i parë jashtë territorit të saj

Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, precedent i parë jashtë territorit të saj

Suedia ka konfiskuar pasuri në Kosovë, në një rast që konsiderohet precedenti i parë kur ky shtet ndërmerr një veprim të tillë jashtë territorit të vet. Zhvillimi vjen pas bashkëpunimit mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, veprimet hetimore lidhen me arrestimin e një të dyshuari me inicialet A.G., në një rast të zhvilluar në dhjetor të vitit 2025. Pas këtij arrestimi, atij i janë konfiskuar edhe pasuritë e përfituara nga aktivitetet kriminale.

Rasti paraqet një bashkëpunim ndërkufitar mes institucioneve të drejtësisë së Kosovës dhe autoriteteve suedeze, me fokus në gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të lidhura me veprimtari kriminale. Konfiskimi në Kosovë shënon, sipas njoftimit, rastin e parë të këtij lloji për Suedinë jashtë juridiksionit të saj territorial.