Sulm me armë në Athinë, plagoset lehtë një 10-vjeçare shqiptare
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur lehtë gjatë një incidenti me të shtëna me armë zjarri në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 të së premtes, kur një makinë me katër persona është afruar pranë një kafeneje. Gjatë incidentit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa e mitura ka mbetur e plagosur.
Vajza ka pësuar lëndime të lehta. Deri tani, nuk janë bërë të ditura rrethana të tjera lidhur me sulmin.