Sulm në një kafiteri në Ferizaj, 32-vjeçari përfundon në Emergjencë
Një 32-vjeçar ka përfunduar në Emergjencë pas një sulmi në një kafiteri pranë magjistrales Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve. Incidenti i rëndë është raportuar mbrëmjen e 21 shtatorit.
Rasti është raportuar rreth orës 22:40, ndërsa 32-vjeçari dyshohet se është sulmuar me një mjet të fortë, që dyshohet të ketë qenë kaçavidë. Pas incidentit, dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sulmi ndodhi pranë kafiterisë “VB-OIL”, në zonën e Prelezit të Muhaxherëve, në rrugën magjistrale që lidh Ferizajn me Prishtinën. 32-vjeçari përfundoi në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa dy të dyshuarit u larguan pas ngjarjes.