Sulm me shpatë në shkollën Brinellskolan në Fagersta, disa të plagosur
Një sulm i armatosur me shpatë ka ndodhur në shkollën e mesme Brinellskolan në Fagersta të Suedisë; disa persona u plagosën dhe i dyshuari është ndaluar nga policia. Sipas mediave lokale, ai raportohet i qëlluar në këmbë nga efektivët.
Bashkia e Fagersta konfirmoi ngjarjen dhe bëri thirrje që qytetarët të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe udhëzimet e policisë. Policia vijon kontrollet në ambientet e shkollës, ndërsa disa institucione arsimore në afërsi janë vendosur në bllokim si masë paraprake.
Numri i saktë i të plagosurve ende nuk është bërë i ditur. Sipas transmetuesit publik suedez SVT, në zonën përreth shkollës është mobilizuar një prani e madhe e forcave, ndërsa hetimet dhe verifikimet e rrethanave vazhdojnë.