Foto: Sulmet ndaj dy aeroporteve saudite lënë 3 të vrarë e 36 të plagosur

Sulmet ndaj dy aeroporteve saudite lënë 3 të vrarë e 36 të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa dhe dronë ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite.

Në sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad u vra një person dhe u plagosën tetë të tjerë. Në Aeroportin e Abhës humbën jetën dy persona, ndërsa 28 të tjerë u plagosën.

Sulmet ndodhën në kohën kur luftimet mes rebelëve Houthi dhe forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite janë përshkallëzuar në Jemen.