Sulmi rus shkatërroi shtypshkronjën pranë Kievit para vitit të ri shkollor
Një shtypshkronjë në periferi të Kievit u shkatërrua gjatë natës nga një raketë ruse, pikërisht në kohën kur fabrika po përgatitej të punonte me kapacitet të plotë para fillimit të vitit të ri shkollor në Ukrainë.
Objekti po rrite prodhimin për të shtypur 1.3 milion libra. Sipas të dhënave të bëra publike, kjo sasi është e barabartë me rreth 10 për qind të teksteve shkollore të vendit.
Victoria Haiday ka parë nga afër atë që ka mbetur nga shtypshkronja e dëmtuar. Fabrika duhej të ishte në funksion këto ditë, duke përgatitur materiale shkollore për nxënësit para nisjes së vitit të ri shkollor.