Foto: Tahiri paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë për 18 komisione, kërkon anulimin e vendimeve

Tahiri paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë për 18 komisione, kërkon anulimin e vendimeve

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj Qeverisë për vendimet me të cilat u krijuan 18 komisione dhe kërkoi që këto vendime të anulohen menjëherë.

Tahiri tha se komisionet, sipas tij, janë themeluar për të realizuar emërime në agjenci ekzekutive, agjenci qeveritare dhe pozita publike, dhe se shumë prej tyre përbëhen nga të njëjtët njerëz.

Ai akuzoi Qeverinë në detyrë se po vazhdon me emërime edhe pse, sipas tij, nuk ka legjitimitet për të ndërmarrë veprime të tilla, dhe e konsideroi veprimin si bllokim të funksionimit normal të institucioneve.

Aleanca njoftoi se do ta dërgojë këtë çështje në Prokurori për shqyrtim ligjor të vendimeve dhe emërimeve të bëra nga komisionet e themeluara.