Tahiri kërkon bashkim politik për kundërshtimin e vendimit të Speciales
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, u ka bërë thirrje forcave politike që të bashkohen për ta kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tahiri reagoi ashpër ndaj vendimit, të cilin e cilësoi si “padrejtësi historike” ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Ai e përshkroi atë edhe si vendim “skandaloz” dhe “të turpshëm”.
Sipas Tahirit, qytetarët kanë të drejtë ta shprehin revoltën, mllefin, dëshpërimin dhe zhgënjimin e tyre. Ai tha se kundërshtimi do të vazhdojë së bashku me qytetarët e Kosovës dhe në aspektin institucional.
Deputeti i PDK-së kërkoi që forcat politike të jenë të bashkuara në kundërshtimin e vendimit, duke paralajmëruar se kjo parti do të vazhdojë të veprojë në këtë drejtim.