Takim urgjent për “Prishtina 2030”, Qeveria përgjigjet deri të mërkurën
Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” janë rikthyer në fokus pas shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) lidhur me hapat që duhet të ndërmerren për realizimin e këtij eventi sportiv.
Është mbajtur një takim urgjent ndërmjet ministrit të Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Në takim është diskutuar situata e krijuar dhe veprimet që duhet të ndërmerren për vazhdimin e procesit të organizimit.
Qeveria e Kosovës pritet t’i përgjigjet ICMG-së deri të mërkurën, lidhur me vërejtjet e adresuara për përgatitjet e “Prishtina 2030”.