Talebanët kërkojnë rikthim të SHBA-së, propozojnë diplomaci dhe investime
Talebanët e Afganistanit thonë se duan rikthimin e pranisë së Shteteve të Bashkuara dhe marrëdhënie të reja politike, duke kërkuar diplomaci dhe investime amerikane, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Amir Khan Muttaqi.
“Ne e konsiderojmë kapitullin e luftës të përfunduar dhe tani duam marrëdhënie të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe një kapitull të ri të angazhimit pozitiv”, ka thënë Muttaqi në Kabul.
Ai shtoi se SHBA mund të rihapë ambasadën në Kabul, të rikthejë praninë diplomatike dhe të investojë në Afganistan, me fokus të veçantë te pasuritë minerare, ndërtimi i digave dhe projektet e infrastrukturës.
Sipas tij, oferta për investime, përfshirë shfrytëzimin e litiumit, bakrit dhe hekurit, shihet si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e administratës së presidentit Donald Trump.