Të paktën tetë të vdekur dhe 18 të zhdukur pas përmbytjes së tragetit
Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një trageti në brigjet e Qipros veriore, bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Trageti po transportonte rreth 270 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit kur u përmbys. Bilanci i viktimave dhe i personave të zhdukur është bërë i ditur pas ngjarjes në brigjet e territorit të Qipros veriore të pushtuar nga Turqia.
Kryeministri i territorit, Ünal Üstel, i tha kanalit shtetëror të lajmeve TRT se 237 persona ishin shpëtuar. Shifrat e dhëna nga autoritetet lokale përfshijnë personat që kanë humbur jetën, të zhdukurit dhe të shpëtuarit.