Të shtëna me armë në Mynih, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova
Një 33-vjeçar nga Kosova është plagosur rëndë nga të shtënat me armë në Mynih të Gjermanisë, pas një grindjeje me dy persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje, rreth orës 21:45, në Neuherbergstraße, në kryqëzimin me Schleißheimerstraße. I plagosuri është qëlluar me armë zjarri gjatë përleshjes.
Personi i dyshuar për tentativë vrasjeje dhe bashkëpunëtori i tij u larguan pa u zbuluar, pavarësisht një ndjekjeje të gjerë policore. Hetimet për rastin po vazhdojnë.