Foto: Temperaturat sot deri 34°C, pritet mot kryesisht me diell

Temperaturat sot deri 34°C, pritet mot kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot temperaturat maksimale në disa zona do të arrijnë deri në 34°C, ndërsa moti pritet të jetë kryesisht me diell.

Në parashikimin e publikuar për periudhën 17-21 gusht, IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin rreth 10-14°C, kurse maksimalet priten në intervalin 28-34°C. Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Të martën priten intervale me diell dhe vranësira që në disa zona mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh; në zonat me zhvillime konvektive mund të ketë edhe rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës.