Foto: Të shtunën në 12:15 testohet alarmi publik në Prishtinë, mos u shqetësoni

Të shtunën në 12:15 testohet alarmi publik në Prishtinë, mos u shqetësoni

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se të shtunën, më 22 gusht, do të testohet Sistemi i Alarmit Publik në kryeqytet, prandaj qytetarët paralajmërohen të mos shqetësohen gjatë aktivizimit.

Sipas njoftimit, testimi do të nisë në ora 12:15 dhe alarmi do të aktivizohet dy herë nga 30 sekonda, me zë të njëtrajtshëm. “Qëllimi i këtij testimi është vetëm për t’u siguruar funksionaliteti dhe efektiviteti i pajisjeve në raste emergjente”, thuhet në njoftim.

Drejtoria kërkon që gjatë aktivizimit qytetarët të mos raportojnë menjëherë emergjenca të reja, pasi bëhet fjalë vetëm për një test teknik të sistemit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të informuar për njoftime të mëtejshme.