Tetë të lënduar në protestën në Tiranë, mes tyre një deputet
Tetë persona janë paraqitur në spitalet universitare në Tiranë për të marrë trajtim mjekësor, pasi janë lënduar gjatë protestës së sotme. Mes tyre është edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në mesin e të lënduarve janë edhe një efektiv policie, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues.
Gjashtë persona janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Të gjashtë personat e trajtuar në QSUT kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.