Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, avokati: Vendimi ishte i paracaktuar
Gjykata Speciale e ka dënuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim. Pas vendimit, avokati i tij, Pierre Richard Prosper, reagoi ashpër duke e cilësuar aktgjykimin si një shkelje të drejtësisë.
Prosper deklaroi se beteja për drejtësi nuk përfundon me këtë vendim. “Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua dhe për ne se vendimi ishte i paracaktuar”, tha ai.
Avokati iu referua edhe dëshmive dhe deklarimeve të figurave ndërkombëtare të përfshira në proceset diplomatike dhe ushtarake gjatë luftës në Kosovë. Ai përmendi gjeneralin Wesley Clark, Jamie Rubin dhe Chris Hill, duke thënë se dëshmitë e tyre paraqitën një pasqyrë tjetër për rolin e Thaçit gjatë luftës.
Reagimi i Prosperit vjen menjëherë pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, i cili përcaktoi dënimin prej 25 vjetësh burgim për Thaçin.