Thaçi nga Haga: Kosova të fokusohet te forcimi i shtetit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë nga Haga mesazhin që Kosova të merret më pak me histori dhe të fokusohet te forcimi i shtetit dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.
Thaçi ka dhënë një intervistë disa ditë para se në Hagë pritet të shpallet vendimi në procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë intervistës, ai ka folur për të kaluarën e Kosovës dhe proceset politike në vend. Sipas mesazhit të tij, fokusi i institucioneve duhet të zhvendoset nga historia drejt stabilitetit shtetëror dhe punës për qytetarët.