Thaçi: Serbia mobilizoi ushtrinë në 2004, por NATO-ja e paralajmëroi
Ish-presidenti Hashim Thaçi thotë se gjatë trazirave të marsit 2004 Serbia mobilizoi ushtrinë, por, sipas tij, NATO-ja e paralajmëroi, duke parandaluar, siç thotë ai, një përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Rrëfimi i tij është pjesë e intervistës së fundit që u publikua para 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet aktgjykimi në procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Thaçi ka treguar se në mars 2004 ndodhej për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara dhe se u kthye me aeroplanin e parë nga Uashingtoni, përmes Vjenës; menjëherë shkoi në lagjen Veternik në Prishtinë dhe iu drejtua protestuesve duke apeluar për qetësi.
Sipas tij, prezenca në terren dhe paralajmërimi i NATO-s luajtën rol në shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve me Serbinë.