Foto: Therje në Krushë të Madhe, policia arreston të dyshuarin

Therje në Krushë të Madhe, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka konfirmuar therjen që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit; i dyshuari është arrestuar, thonë autoritetet.

Sipas Policisë, rreth orës 14:35 u pranua një informatë për një përleshje fizike ndërmjet dy personave. Njësitet policore dolën menjëherë në vendngjarje; viktima pësoi lëndime trupore nga një mjet i mprehtë dhe mori trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

I dyshuari u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa është sekuestruar mjeti që dyshohet se është përdorur. Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i rëndë trupor” dhe ai është ndaluar për 48 orë.