Tifozët e Newcastle-it provokojnë Granit Xhakën, e quajnë “COVID”
Granit Xhaka është përballur me ofendime verbale nga disa tifozë të Newcastle-it, të cilët e kanë quajtur “COVID”. Provokimi ka ndodhur edhe jashtë fushës së futbollit, ndërsa futbollisti po kalonte kohë me familjen.
Ofendimet lidhen me një çështje të mëparshme që kishte përfshirë mesfushorin zviceran. Për falsifikimin e dokumenteve të vaksinimit kundër COVID-19, Xhaka ishte gjobitur me 150 mijë franga zvicerane.
Granit Xhaka, i cili është kapiten i Sunderlandit, është rikthyer kështu në qendër të vëmendjes për një polemikë që nuk lidhet me paraqitjet e tij në fushë. Tifozët e Newcastle-it ia kanë kujtuar këtë rast gjatë përballjes verbale me të.