Time Kadriaj tregon pse i hodhi vezët në drejtim të Albin Kurtit
Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka treguar detaje për incidentin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Kadriaj ka thënë se vendimin për ta gjuajtur Kurtin e mori në momentin kur ai njoftoi se do të shtyhej seanca konstituive. Sipas saj, nëse seanca do të konstituohej, ajo nuk kishte plan ta ndërmerrte këtë veprim.
“I kam marrë vezët me vete për çdo rast”, ka thënë Kadriaj gjatë rrëfimit të saj. Ajo ka shtuar se në çantë kishte shtatë vezë dhe se të gjitha i hodhi në drejtim të Kurtit.
Deputetja ka deklaruar se fokusi i saj ishte ta përfundonte veprimin që ia kishte caktuar vetes, duke thënë se nuk kishte parë çfarë ndodhi më pas. Kadriaj nuk ka treguar se si u futën vezët në sallën e Kuvendit.