Foto: Time Kadrijaj: sërish do t'i hedhja vezë Kurtit, por jo nëse konstituohej Kuvendi

Time Kadrijaj: sërish do t’i hedhja vezë Kurtit, por jo nëse konstituohej Kuvendi

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova se do t’i hedhte sërish vezë kryeministrit Albin Kurti, por se nuk do ta bënte në rast se do të ishte konstituuar Kuvendi.

“Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë”, tha Kadrijaj, duke nënvizuar se do ta përsëriste veprimin edhe nëse do të kthehej prapë.

Megjithatë, ajo shtoi se sikur të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk do ta kishte gjuajtur.

Kadrijaj po ashtu e përshkroi veprimin si një aksion simbolik dhe akuzoi, sipas fjalëve të saj, “ushtarët dhe militantët e zotit Kurti” për sjellje që kanë sulmuar institucionet në të kaluarën.